Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalim në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork

Shkup, 23 shtator – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të Sesionit të 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, që mbahet në temë “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës – rimëkëmbjes nga Kovid-19, rimëkëmbje e qëndrueshme, përgjigje e nevojave të planetit, respektim të të drejtave të njerëzve dhe revitalizimi i Kombeve të Bashkuara”.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, është paraparë që presidenti Pendarovski të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës botërore Antonio Guteresh, si dhe takime bilaterale me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e përgjithshme.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi Kabineti i tij, në Nju-Jork mori pjesë në Takimin e 20-të në nivel të lartë në organizim të Qendrës ndërkombëtare Nizami Ganxhavi në temë “Çka do të thotë paqja dhe stabiliteti në shekullin 21?”.

Në këtë rast, presidenti u përqendrua në përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke vendosur theks në kompromiset e bëra me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe përkushtimin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, presidenti Pendarovski konstatoi se mbajtja e perspektivës për anëtarësim në BE është treguar kyç për reformat, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vetë pjesëmarrja – kyçe për sigurimin e stabilitetit afatgjat, paqes dhe prosperitetit në rajon.

Në kuadër të aktiviteteve në Nju-Jork, presidenti Pendarovski pati takim me drejtoreshën ekzekutive të UNFPA-s, Natali Kanem.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin aktual midis vendit tonë dhe UNFPA-së lidhur me krijmin e politikave për popullatën dhe marrjen e aktiviteteve me qëllim të përmirësimit të qasjes deri tek shërbimet nga fusha e shëndetit riprodhues dhe në drejtim të parandalimit dhe përgjigjes së dhunës së bazuar gjinore.

Pendarovski në Nju-Jork mori pjesë në Samitin global virtual për luftë kundër Kovid-19 “Fund i pandemisë dhe vendosje të bazave më të mira si përgatitje për të ardhshmin”, të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, në margjinat e Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të KB-së.

Siç është paralajmëruar, Pendarovski do të realizojë takime me përfaqësuesit e Maqedonia 2025, me përfaqësues të Komitetit amerikano-hebraik në Nju-Jork, si dhe me përfaqësues të diasporës.

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski është i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, e cila do të ketë fjalim në ngjarjen në nivel të lartë të dedikuar në shënimin e 30 vjetorit nga fushata e 16-të globale kundër dhunës së bazuar gjinore, do të mbajë ligjëratë në Fakultetin stomatologjik pranë Universitetit Kolumbia dhe do ta vizitojë shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta Jesse J.Kaplan. 

Related posts

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Redaksia

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

Xh M

Studentët e UT-së vazhdojnë ta lartësojnë emrin e Universitetit të Tetovës në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy