Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Procesin Bërdo-Brioni në Slloveni

Shkup, 17 maj – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditëshe në Republikën e Sllovenisë, me rastin e pjesëmarrjes në takimin e dhjetë jubilar të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni.

Nikoqir i takimit, i cili mbahet në Bërdo në Kranj, është presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim, siç informojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, do të marrin pjesë edhe presidenti Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryesuesi dhe dy anëtarë të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq, presidenti Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Pas përfundimit të takimit, është paraparë që liderët të kenë përfundime finale sa i përket disa temave kyçe, siç janë procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, përballja me pasojat e pandemisë së KOVID-19, rimëkëmbja ekonomike e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të ngjashme.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin Bërdo-Brioni, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë disa takime bilaterale me presidentët e rajonit.

Postime të ngjashme

Taravari pyet qytetarët “Kë do të zgjedhësh?”, kandidatin e ASH-Alternativa, apo të LSDM-së?

R Zh

Taki Fiti: Në kohë recesioni, taksat nuk duhet të rriten

R Zh

Dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, e vizitoi Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”

R Zh

Janeva padit Ruskovska për shpifje, prokurorja Trajçeva nuk u paraqit për të dëshmuar

R Zh

Ministria e Financave nesër do të propozojë zvogëlimin e TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike

R Zh

Ahmeti: Çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për lokalet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...