Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Shkup, 20 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Të enjten, 23 shtator, shefi i shtetit do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 76-të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, e cila mbahet në temë “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës – rimëkëmbje nga Kovid-19, rimëkëmbje e qëndrueshëm, përgjigje e nevojave të planetit, respektim të të drejtave të njerëzve dhe revitalizimi i Kombeve të Bashkuara”.

 

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, Pendarovski është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh, si dhe takime dypalëshe me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme.

Pendarovski në Nju-Jork do të marrë pjesë në Samitin global virtual për luftën kundër Kovid-19: Fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja, si dhe Takimi i 20-të i Nivelit të Lartë i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Gandzavi me temën “Çfarë do të thotë paqja dhe stabiliteti në Shekulli 21? “.

Në kuadër të aktiviteteve në Njuu-Jork, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takime me drejtoreshën ekzekutive të UNDPA-së, Natali Kanem, si dhe me përfaqësues të diasporës, ndërsa do të ketë takime edhe me përfaqësues të “Maqedonia 2025” dhe të Komitetit amerikano-hebraik në Nju-Jork. 

Related posts

Ndryshimet e Ligjit për letërnjoftim para Komisionit ligjvënës-juridik

Z H

Bislimovski: Me USAID-in i kemi hartuar të gjitha aktet nënligjore me të cilat mbrohen konsumatorët

D V

Mësimdhënësit kërkojnë të shkurtohen orët e të zgjaten pushimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More