Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re braziliane Fontenele Reis

Shkup, 2 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Marija Edileuza Fontenele Reis, ambasadore e sapoemëruar e jashtëzakonshme dhe e autorizuar e Republikës së Brazilit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, duke i dëshiruar mirëserardhje të sinqertë ambasadores braziliane në vendin tonë, Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë, tha se edhe krakas largësisë gjeografike të dy vendeve miqësore, ekziston dëshirë dhe potencial për zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

“Hapja e ambasadës sonë në Brazili në vitin 2016, qartë e shfaqi dëshirën tonë dhe interesin serioz të shtetit tonë për thellimin e marrëdhënieve dhe për avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me Republikën Federative të Brazilit”, tha presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i dy shteteve në kuadër të organizatave qeveritare, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut i jep prioritet të lartë punës së organizatave ndërkombëtare dhe është përkrahës i ashpër i multilateralizmit efektiv, posaçërisht i rëndësishëm për periudhën aktuale, kur jemi të ballafaquar me pasojat e tmerrshme nga pandemia me Kovid-19. Ai ka shprehur pritje se në periudhën e ardhshme do të intensifikohet dialogu bilateral politik i hapësirës së pashfrytëzuar në domenin e ekonomisë dhe të investimeve.

“Edhe pse, në planin e jashtëm politik, Republika e Maqedonisë së Veriut është fuqimisht e përkushtuar në plotësimin e prioriteteve strategjike, në zbatimin konsekuent të obligimeve në kuadër të anëtarësimit tanimë të realizuar në NATO, si dhe angazhimet për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian si anëtare me përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare, u japim rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet, për të mirën e popujve tanë, sigurimin dhe përforcimin e paqes në botë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin ekonomik”, tha Pendarovski, duke i dëshiruar ambasadores së sapoemëruar sukses në kryerjen e misionit me përgjegjësi me bindje se në këtë, thotë, do ta ketë bashkëpunimin dhe ndihmën tonë të tërërishme.

Në fjalimin e saj, ambasadorja e sapoemëruar Marija Edileuza Fontenele Reis dërgoi urime për Maqedoninë e Veriut për përgjigjen efikase dhe adekuate ndaj pandemisë së Kovid-19 dhe nënvizoi se Brazili dhe Maqedonia e Veriut mbeten të bashkuar në luftën kundër krizës shëndetësore.  Duke e uruar hyrjen në NATO, ambasadorja Marija Edileuza Fontenele Reis tha se Brazili, si partner strategjik i BE-së, pret rrumbullaksim me sukses të procesit që çon drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE.

Ajo theksoi se Brazili dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vlera të përbashkëta, posaçërisht besimin në diplomaci, zgjidhjen paqesore të kontesteve dhe respektimin e sundimit të së drejtës.Ambasadorja braziliane tha se është e përkushtuar në stimulimin e marrëdhënieve turistike dhe kulturore mes Brazilit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të aktivitetit “Kabinet i hapur”, ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, drejtpërdrejtë përmes video-platformës e kanë ndjekur studentë nga master studimet për Të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhënie dhe të drejtë të BE-së – shkenca juridike, shkenca politike dhe marrëdhënie me opinionin nga Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” – Shkup. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...