Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Rumanisë

Shkup, 2 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Adela Monika Aksinte, ambasadores së sapoemëruar të jashtëzakonshme dhe të autorizuar të Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadores Monika Aksinte, presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale i theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të cilat karakterizohen nga dialog i hapur dhe përpjekje të ndërsjella për t’i pasuruar ato në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Do të doja të theksoja bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave si vende aleate brenda NATO-s, por edhe mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme dhe parimore nga Rumania në fushën e integrimit evropian të vendit tim. Në atë kuptim, unë pres që Maqedonia e Veriut përfundimisht dhe zyrtarisht të fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian duke mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare “, tha presidenti Pendarovski, duke theksuar se në periudhën e ardhshme ne llogarisim në mbështetjen e qartë dhe të padyshimtë nga Rumania, si mik, aleat dhe partner strategjik i rajonit tonë, por edhe promovues dhe lobist i Maqedonisë së Veriut në këtë proces, tha Pendarovski.

Në fjalimin e saj, ambasadorja Monika Aksinte theksoi se mbështetja e Rumanisë për procesin e zgjerimit të BE-së është e fortë dhe këmbëngulëse, përfshirë edhe gjatë presidencës së tyre në Këshillin e BE. Duke shprehur keqardhje që konsensusi i pritur për miratimin e kornizës negociuese nuk është arritur ende, ambasadorja rumune theksoi se vendi vazhdon të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar konsensusin e nevojshëm për të përshpejtuar procesin.

“Nga ky këndvështrim, Rumania përshëndet riafirmimin e angazhimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për përparim në rrugën evropiane të vendit si dhe vendosmërinë për të zbatuar reformat e nevojshme sepse nuk ka asnjë alternativë tjetër për integrimin evropian. Plotësisht llogarisni në mbështetjen e Rumanisë në këtë përpjekje”, tha ambasadorja Monika Aksinte.

Duke dëshiruar sukses në ushtrimin e funksionit me përgjegjësi, presidenti Pendarovski theksoi se ambasadorja Monika Aksinte do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...