Pendarovski për 30-vjetorin e pavarësisë: Të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve (drejtpërdrejtë)

Shkup, 8 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka falënderuar deputetët e përbërjes së parë parlamentare për kontributin e tyre.

 

Pendarovski tha se vendi duhet të punojë që në mënyrë thelbësore t’i përshtatet legjislacioni evropian. Presidenti në Vilen Vodno ndau çmimin 8 Shtatori për kryetarin e pare te Kuvendit, Stojan Andov dhe përbërjen parlamentare nga viti 1990-1994.

“Është koha që 30 vite pas, të mbledhim forcat dhe duke reflektuar nga gjenerata e parë e deputetëve të bashkohemi rreth interesave vitale të qytetarëve. Të punojmë që t’i afrohemi legjislacion evropian, jo vetëm në mënyrë formale, por edhe në mënyrë thelbësore, duke respektuar parimin e sundimit të së drejtës si dhe të të drejtave dhe lirive të secilit njeri. Vetëm kështu ndërtohet shoqëria e drejtë dhe e lirë me qytetarë të barabartë, pa dallim etnie, feje apo çfarëdo dallimi tjetër”, tha mes tjerash presidenti Pendarovski.

Свечена церемонија на одликување со орден “8 Септември”

Posted by MИА.mk on Wednesday, September 8, 2021

Related posts

Dr. Sofijanova: Ja çfarë pasoja kanë fëmijët të cilët e kanë kaluar KOVID-in pa simptoma

D V

Komuna e Çairit fillon me dezinfektimin e hapësirave shkollore

Z H

Vendosh KSHZ-ja, kjo është renditja e partive në fletëvotime

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More