Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti Pendarovski mori pjesë në debatin “Ikja e trurit dhe gjendja me demokracinë në Evropë”

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë në onllajn-debatin në temë “Ikja e trurit dhe gjendja me demokracinë në Evropë” në organizim të Rrjetit Evropian Rinor për Demokraci, ndërsa në kuadër të aktiviteteve të Qendrës Presidenciale për Arsimin Politik dhe Institutit Ndërkombëtar Republikan.

“Duke theksuar se ikja e trurit është proces i cili nuk mund të ndërpritet në tërësi”, presidenti Pendarovski në debat tha se megjithatë duhet të punohet në drejtim të uljes së numrit të të rinjve të cilët largohen nga vendi. Situata ekonomike, klima politike në shtet dhe rajon, partizimi i institucioneve dhe korrupsioni, sipas presidentit Pendarovski, kontribuojnë në vendimin e të rinjve që të largohen nga vendet e tyre”, njoftoi Kabineti i Pendarovskit.

Shefi i shtetit e theksoi nevojën për qasje gjithëpërfshirëse drejtë çështjes e cila do ta përfshijë shoqërinë si tërësi. Në mënyrë shtesë, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e rolit të të rinjve. Ata, sipas tij, duhet të mendojnë në mënyrë kritike dhe ta vëzhgojnë punën e politikanëve. Duke u aktivizuar në shoqëri, të rinjtë, shtoi Pendarovski, me propozimet e tyre duhet të kontribuojnë drejtë zgjidhjes së problemeve me të cilat përballen.

“Shteti nga ana tjetër, siç potencoi presidenti Pendarovski, politikat e tij duhet t’i krijojë në përputhje me nevojat reale të të rinjve dhe mundësinë e parë për realizim profesional ta marrin në vendin e tyre”, theksoi Kabineti i Pendarovskit.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...