Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Pendarovski nuk do u kërkojë falje ish të punësuarve të PSP-së

Shkup, 5 gusht – Zhurnal.mk – Presidenti i shtetit nuk do u kërkojë falje ish të punësuarve në PSP, sepse siç thonë nga kabineti i presidentit, vlerësimi i tij për PSP-në nuk ka pasur të bëjë aspak me të punësuarit, përcjellë Zhurnal.

“Vlerësimi ka të bëjë me njeriun e parë të kësaj prokurorie, e cila ishte e vetmja e autorizuar për të ngritur akuza në emër të PSP-së dhe e cila më vonë përfundoi si e akuzuar dhe e dënuar në shkallë të parë”, thonë nga kabineti i shtetit për Lider.

Ndryshe presidenti Pendarovski në Pelincë në shënimin e ditës së Ilindenit, deklaroi se korrupsioni i lartë dhe gjyqësia joefikase janë pengesë për rrugën drejt BE-së dhe jetës normale të qytetarëve.

“Qytetarët tanë me të drejtë janë të dëshpëruar kur shohin se Prokuroria ishte simbol i të gjitha shpresave për zbardhje të krimit të organizuar dhe u shkatërrua si pasojë e asaj që u bë vet pjesë e krimit të organizuar”, ka deklaruar Pendarovski.

Ndaj kësaj deklarate reaguan ish të punësuarit e PSP-së dhe Lençe Ristoska, duke thënë se PSP nuk ka qenë vetëm Katica Janeva por të gjithë të punësuarit, dhe drejtësinë, Pendarovski mos ta krahasojë vetëm me Janevën dhe veprat e saj///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...