Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Republikën helene

Shkup, 3 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski më 5 dhe 6 tetor do të qëndrojë për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën helene.

Siç paralajmëruan nga kabineti i presidentit, të martën më 5 tetor, Pendarovski në pallatin presidencial në Athinë, në ceremoni zyrtare me nderime shtetërore dhe ushtarake, do të pritet nga presidentja e Republikës helene, Katerina Sakelaropulu, pas çka do të mbajnë takim sy-më-sy , dhe takim plenar i delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryeministrin e Republikës helene, Kiriakos Micotakis, ndërkaq do të takohet edhe me prefektin e Athinës, Kostas Bakojanis.

Në kuadër të vizitës, Pendarovski do të vendosë kurorë me lule para Përmendores së ushtarit të panjohur në platonë para parlamentit grek, do ta vizitojë muzeun Benaki, ku është paraparë rishikimi I arkivave të Konstantinos Doksijadis dhe do të realizojë takim me ambasadorin e SHBA-së në Republikën helene, Xhefri Pjat.

Gjatë vizitës, presidenti pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, e cila në kaudër të programit të zonjës, do ta vizitojë Galerinë nacionale në Athinë, në shoqëri të Lina Mendoli, minister e Kulturës dhe Sportit të Republikës helene.

Përndryshe, vizita zyrtare e presidentit Pendarovski në Republikën helene paraqet vizitën e pare historike që do të realizohet në nivel më të lartë mes dy shteteve.

Related posts

Interesim i lartë për vaksinim në Tetovë, qytetarët ankohen për pritje të gjata

D V

Dimitrov: Çështja e gjuhës mbronë dhe vlerat që promovon BE-ja

Z H

Rreth një orë pritet për dalje nga vendi në VK Bogorodicë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More