Presidenti Pendarovski pranon humbjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

nga Redaksia

Shkup, 8 maj – Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe i uron punë të suksesshme kundër kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirrje për bojkot.

Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit, ai ka ndërgjegjen e pastër dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër. “E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme.

Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More