Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Pendarovski priti në takim ambasadorin suedez Mats Stafanson, në fokus thellimi bashkëpunimit mes dy vendeve

Shkup, 20 maj – Shefi i shtetit Stevo Pendarovski sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vend, Mats Stafanson, përcjellë Zhurnal.
Dy bashkëbiseduesit, siç njoftuan nga kabineti i Pendarovskit, kanë shkëmbyer mendime për marrdhëniet e përgjithshme mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, që karakterizohen me fqinjësi dhe mirkuptim të përbashkët.
Presidenti Pendarovski pret për thellim të bashkëpunimit dhe marrdhënieve mes dy vendeve dhe ka cekur nevojën për intensifikimin e komunikimit në nivel më të lartë.
Në takim presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për integrim të Maqedonisë së Veriut në Unionin Europian.
“Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski pret caktim sa më të shpejtë të datës për fillim të negociatave me Unionin Europian, duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve nga rajoni në Unionin Europian është parakusht i rëndësishëm për sigurim të përparimit të stabilitetit afatgjatë” thuhet në komunikatë.
Ambasadori Stafanson, presidentit Pendarovski i dërgoi urata nga mbreti suedez Karl Gustav XVI dhe nga kryeministri suedez Stefan Loven për funksionin e ri dhe i uruan suksese në punë./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...