Presidenti Pendarovski priti përfaqësues të Shoqatës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 7 tetor – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (SHMMV) të cilët e informuan për projektet gjegjëse dhe aktivitetet e planifikuara në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes zhvillimit të mjekësisë së vendet dhe shkencave të ngjashme.

 

“Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut në vendosjen e standardeve të larta etike dhe mbrojtjen e profesionit të mjekut me qëllimin përfundimtar zhvillimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtoi Kabineti i Pendarovskit për takimin e tij me përfaqësues të SHMMV, e cila ekziston mbi 70 vite.

Kabineti thekson se duke e njohur angazhimin e përgjithshëm në përballjen me Kovid-19, presidenti i shtetit theksoi se pandemia shtesë e thekson rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të sektorit shëndetësor, më pas duke e theksuar domosdoshmërinë e strategjive të ardhshme që të ndërtohen në pajtim me nevojat dhe qëllimet e shkencës.

Related posts

Grupacioni Parkland shënon 5 vjetorin e themelimit

Z H

Shahpaska: Vazhdojmë të përpiqemi për rritjen dhe zhvillimin e duhur të më të rinjve

D V

Ilir Hasani: Nuk është koha për dorëheqje, por për përballje me sfidat

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More