Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti Pendarovski u njoftua me situatën aktuale në Armatë pas anëtarësimit në NATO

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti dhe komandanti i Përgjithshëm i forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot në takim pune me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Vasko Gjurçinovski u informua për situatën aktuale në mbrojtje dhe në Armatë, pas anëtarësimit të plotë të shtetit në NATO.

Në takim, siç u informuan nga kabineti i presidentit, u prezantuan aktivitetet aktuale, pajisjet, shkalla e realizimit të transformimit dhe modernizimi në Armatë, në përputhje me qëllimet dhe aftësitë e harmonizuara me Aleancën.

Pendarovski, gjithashtu, u informua për përfshirjen e vazhdueshme të Armatës në operacionet e drejtuara nga NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe pjesëmarrjen e planifikuar gjatë vitit të ardhshëm.

Para tij u prezantuan arritjet në lidhje me strukturën e re të forcave, qëllimet dhe zhvillimin e aftësive ushtarake të Armatës dhe perceptimet për transformim të mëtejshëm, në përputhje me nevojat që lindin nga anëtarësimi në NATO.

Pendarovski, siç informuan nga kabineti i tij, në takim ka theksuar se me anëtarësimin në NATO, përgjegjësia e Armatës është në nivel shumë më të lartë dhe për këtë arsye duhet të vazhdojë investimi në mbrojtje. Në atë kontekst, ai ripohoi angazhimin e tij për të përmbushur qëllimin e vendosur sa më shpejt të jetë e mundur – për të investuar të paktën dy për qind të PBV-së në modernizimin dhe zhvillimin e Armatës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mbi 20 mijë raste aktive me Covid-19, në spitale ka shtetër të lirë

E.E.

Kompromisi, zgjidhje për kontestin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

D J

Nuk ka marrëveshje për Goce Dellçevin, do të ketë takime të reja të komisionit bilateral

T E

Rekomandime të ashpra nga UNESCO për trashëgimin në Ohër

T E

Ahmeti – Cakaj: Takim i përzemërt dhe vëllazëror, bashkë jemi në rrugë të mbarë

E.E.

Mitreski: Opozita në Parlament bllokon gjithçka që është në interes të qytetarëve

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...