Maqedoni

Presidenti Pendarovski u takua me ambasadorin rus, Bazdnikin

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski priti sot ambasadorin e Federatës ruse, Sergej Bazdnikin.

Në takim, kumtoi kabineti e presidentit, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.

Presidenti Pendarovski dhe ambasadori Bazdnikin shkëmbyen informacione mbi situatën në të dy vendet në kontekstin e pandemisë Kovid-19 si dhe mbi trajtimin e pasojave shëndetësore, ekonomike dhe sociale.

Në prag të Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatorit, ambasadori Bazdnikin i dorëzoi presidentit Pendarovski mesazhin e urimit nga presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin.

Prej kabinetit të Pendarovskit e përcjellën tekstin integral të mesazhit urues nga presidenti rus:

“I nderuar zotëri president, pranoni urimet me rastin e festës kombëtare të vendit tuaj – Ditës së Pavarësisë. Jam i bindur që promovimi i bashkëpunimit dypalësh konstruktiv mes Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë të Veriut do t’i përshtatej interesave të popujve tanë, do të kontribuonte në përforcimin e sigurisë dhe të stabilitetit në Ballkan. Ju uroj sinqerisht shëndet dhe suksese, ndërsa për të gjithë bashkëqytetarët tuaj paqe dhe prosperitet. Sinqerisht, V. Putin”.

Postime të ngjashme

159 të shëruar nga Kovid-19, 112 të infektuar dhe 8 viktima

XH,I

Zaev: Shteti ka nevojë për opozitë konstruktive, VMRO-ja rrezikon shëndetin e qytetarëve

admin

Parashikimi i motit në Maqedoni të Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...