Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e Odës së pavarur hotelerike

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski, sot i priti përfaqësuesit e Odës së Pavarur Hotelerike, e cila në vete bashkon 67 subjekte hotelierike nga shteti.

Në takim, siç kumtoi kabineti i presidentit Pendarovski, përfaqësuesit e OPH-së i prezantuan sfidat me të cilat sektori hotelierik përballet me punën në kushte të pandemisë së KOVID-19, si dhe përfshirja e tyre në drejtim të krijimit, propozimit dhe realizimit të masave dhe aktiviteteve me qëllim të ballafaqimit me pasojat e pandemisë.

Duke i treguar gjendjet aktuale në sektorin hotelerik, përfaqësuesit e OPH-së para presidentit Pendarovski i prezantuan vlerësimet se të ardhurat në këtë industri këtë vit do të zvogëlohen për dy të tretat në krahasim me vitin paraprak.

“Përfaqësuesit e OPH-së e informuan presidentin Pendarovski për planet e organizimit të konferencës rajonale të hotelierisë nga Ballkani, kah fundi i shtatorit në Shkup, në të cilën është parashikuar të bisedohet për mënyrat dhe mundësitë e funksionimit të industrisë hotelerike në vigjilje të valës së dytë të pandemisë, e cila sipas tyre është njëra nga rajonet më të goditura nga fillimi i krizës”, citohet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski, siç shtohet në kumtesë, shprehu pritje për gjetjen e mënyrave dhe modalitetet për përparim të punës së subjekteve të prekura në këtë sektor, përmes respektimit të rreptë të protokolleve shëndetësore.

https://www.facebook.com/SPendarovski/photos/a.807410552605745/3822037707809666/?type=3&theater

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandimin e emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...