Presidenti Pendarovski u takua me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase në Malme

Shkup, 14 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski dje në Malme e vizitoi kishën ortodokse maqedonase “Shën Naum i Ohrit”, ku u takua me priftin ortodoks maqedonas Bllazho Kozharski dhe me përfaqësuesit e shoqërive maqedonase nga Malme.

Në bisedë me priftin Kozharski,  presidenti Pendarovski ishte informuar për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të komunës kishtare, e cila është e para  në Evropë, e formuar në  vitin 1973, si dhe për aktivitetet rrjedhëse dhe bashkëpunimin me institucionet suedeze në drejtim të afirmimit të Kishës ortodokse maqedonase.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, përfaqësuesit e Shoqërive maqedonase në Malme, i ndanë me Pendarovskin nismat aktuale për përparimin e veprimtarisë së bashkësisë maqedonase, si dhe për promovimin e kulturës dhe traditës sonë në Suedi. Në atë kontekst ishte theksuar vlera e ruajtjes së vazhdueshme të lidhjeve me atdheun e tyre.

Duke shprehur kënaqësi nga  veprimi i suksesshëm shumëvjeçar në Suedi, presidenti Pendarovski theksoi se gjithnjë e më shumë vlerësohet roli i saj si faktor aktiv në proceset e tërësishme politike dhe shoqërore në shtetin tonë. 

Related posts

KSHPK do të prononcohet për Ligjin për partner strategjik për ndërtimin e autostradave

Z H

Daniela Markoska, deputete e LSDM-së: Ekonomia e vendit është e qëndrueshme

R Zh

Në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet 30 – 45 minuta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More