Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

Shkup, 14 maj – Zhurnal – Presidenti Stevo Pendarovski u takua sot me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian në të cilin u shkëmbyen mendime dhe informacione për perspektivat për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare të të dy vendeve dhe fillimit zyrtar të negociatave të pranim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita është një mundësi e mirë për shkëmbim të mendimeve për çështje në nivelin teknik dhe politik në lidhje me procesin e negociatave, si dhe për hapje të perspektivave për bashkëpunim në të ardhmen në atë plan.

Siç theksohet në kumtesën nga Kabineti i presidentit Pendarovski, ai e përshëndeti përparimin e Shqipërisë në fushat kryesore për BE-integrimin.

Presidenti Pendarovski shprehu besim se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe shfaqi pritje se zbatimi i metodologjisë së re të negociatave do ta lehtësojë procesin e negociatave të pranimit

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...