Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti përshëndet marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës

Shkup, 30 mars – Presidenti Stevo Pendarovski e përshëndeti marrëveshjen dhe kompromisin e djeshëm të cilin e bënë kryetarët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski për shtyrjen e regjistrimit të popullatës.

“Siç propozova pas disa muajve, nëse situata me pandeminë nuk përmirësohet shtyrja e regjistrimit nuk do të shkaktojë kurrfarë dëmi për askënd. Përkundrazi, me vaksinimin  do të krijohen kushtet për zbatim të tij me sukses pa pasur kurrfarë baze që dikush të dyshojë në legjitimitetin e tij”, deklaroi Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në të cilën u shqyrtua situata me pandeminë.

Sipas tij, nuk është i parëndësishëm edhe për çështjet e tjera siç është legjislacioni zgjedhor, realizimi i zgjedhjeve lokale, zhbllokimi i punës së Kuvendit dhe pakoja e ligjeve për mbështetje të subjekteve ekonomike dhe të qytetarëve, në periudhën e ardhshme të arrijnë progres.

“Pres që në takimin i cili është paralajmëruar për nesër me partitë të cilët propozuan ndryshim të Ligjit për shtetësisë, gjithashtu, të arrihet kompromis sepse nga njëra anë nuk është mirë për shkak të një propozimi politik të opozitës që Parlamenti komplet të paralizohet, por nuk është mirë që të mos kemi zgjidhje edhe për problemet reale të qytetarëve tanë të cilët me vite jetojnë këtu ndërsa nuk mund ta rregullojnë qëndrimin e tyre dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre pa marrë parasysh se sa njerëz bëjnë pjesë në atë kategori”, theksoi presidenti Pendarovski.

Në fund, theksoi ai, nëse procesi i imunizimit nuk shkon siç është paralajmëruar ose nëse marrëveshja mes pushtetit dhe opozitës nuk respektohet qytetarët mund të presin tashmë në ditët e ardhshme publikisht të veprojë drejtë atyre që, siç theksoi, do të sillen në mënyrë të papërgjegjshme.

“Pas një viti izolim praktik dhe karantinë kur të gjithë janë kah fundi i forcave nuk guxojmë edhe një herë t’i dëshpërojmë njerëzit të cilët janë lodhur nga zënkat tona partiake dhe politike në situatë kur për çdo ditë na vdesin aq shumë bashkëqytetarë tanë”, tha Pendarovski. 

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...