Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Presidenti slloven: Një proces paqësor i ndryshimit të kufijve në Ballkan nuk është i mundur

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, hodhi poshtë idenë e ndryshimit të kufijve të shteteve të ish-RSFJ-së dhe tha se ai mbështeste zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pahor tha në konferencën për shtyp se ai nuk kishte asnjë informacion në lidhje me “letrën” dhe se ai nuk kishte biseduar për këtë me kryeministrin Janez Jansha.

“Unë mbroj tezën se do të ishte më mirë për BE të vendoste të përfshinte të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE”, citohet të ketë thënë Pahor.

Pahor tha se zgjerimi i BE-së po bëhet çështje kohe, jo vetëm i vullnetit politik.

“Ritmi i ngadaltë i zgjerimit po shkrin besimin në perspektivën evropiane në këto vende dhe pasojat mund të jenë forcimi i nacionalizmit dhe rritja e ndikimit të vendeve të treta”, tha Pahor, siç raportohet nga portali slloven 24ur.

Ai vuri në dukje se zgjerimi do të parandalojë shfaqjen e ideve të rrezikshme në lidhje me ndryshimin e kufijve, të cilat, siç tha ai, i kundërshton me forcë.

“Si President i Republikës, unë vizitova Bosnjë dhe Hercegovinën shtatë herë. Gjatë vizitës së fundit, as më herët dhe as më vonë, nuk isha njohur me ndonjë dokument jozyrtar. Unë kundërshtoj fuqimisht idenë e shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë dhe ndryshimin e kufijve”, ka thënë më tej presidenti slloven.

Madje, sipas tij, një proces paqësor i ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është i mundur.

“Një proces më i shpejtë i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në organizatat Euro-Atlantike do të forconte parimin e integritetit territorial të vendeve dhe sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë Evropës”, deklaroi Pahor.

Këto, paralajmëroi ai, janë çështje shumë të ndjeshme.

Postime të ngjashme

Izraeli sulmon tunelet e Gazës, sulmet me raketa palestineze vazhdojnë

S.B.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të dielën për të diskutuar për Gazën

S.B.

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...