Presidenti Stevo Pendarovski anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë

Shkup, 9 shtator – Presidenti, Stevo Pendarovski, anuloi ngjarjet e paralajmëruara me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, për shkak të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në të cilin të paktën 14 persona kanë humbur jetën.

 

Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet.“Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të të ndjerve në tragjedinë e tmerrshme në Qendrën Kovid në Tetovë. Të lënduarve u uroj shërimit të suksesshëm”, shkroi Pendarovski në Facebook.

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu mbrëmë rreth orës 21:00 dhe në të cilin u dogj plotësisht qendra kovide në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare të prokurorisë, nuk ka personel mjekësor mes viktimave. Shkaqet e zjarrit po përcaktohen.

Related posts

Zaev: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane

D V

12 të shëruar dhe 39 raste të reja me Covid

Z H

Ivanov: Duhet patjetër të gjejmë zgjidhje me Maqedoninë e Veriut

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More