Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Presidenti Thaçi nderon Haxhi Krasniqin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Kampioni botës në peshat gjysmë të rënda në IBO dhe WBA, Haxhi Krasniqi është pritur sot në një takim nga Presidenti Hashim Thaçi.

I pari i vendit ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka nderuar Robinin me medalje presidenciale.

Pas triumfit të arritur pak ditë më parë në përballjen ndaj Dominic Boesel me nokaut, boksieri shqiptar është dekoruar për këtë të arritur të madhe.

“Kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqin, e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për promovimin e Kosovës 🇽🇰 në arenën ndërkombëtare dhe për sukseset në sport”.

“E falënderoj për emocionet e papërshkrueshme që na ka dhuruar në çdo ndeshje boksi. Haxhiu është krenari e pafund për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social.

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...