Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Presidenti Thaçi takim me Kuintin, diskutime për rimëkëmbjen ekonomike dhe pavarësinë e institucioneve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe Shefen e Zyrës së BE-së, me të cilët ka biseduar për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës pas lirimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për nevojën për të pasur institucione funksionale në vend.

Në këtë takim, ku morën pjesë Ambasadori i ShBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Italisë, si dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, presidenti Thaçi theksoi rëndësinë e respektimit të institucioneve të pavarura.

Presidenti Thaçi foli edhe për Samitin e Zagrebit dhe shprehu zhgënjimin e tij që kur është folur për Kosovën, çështja e liberalizimit të vizave që nuk ishte në agjendë, nuk është përmendur, me të vetmin përjashtim Kryeministrin e Italisë, për të cilin presidenti Thaçi shprehu mirënjohje.

“Kjo është zhgënjyese dhe demoralizuese për qytetarët dhe për politikanët”, u shpreh presidenti Thaçi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!