Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Thaçi thotë se nuk është AKI për ta ditur se ku u bë fotografia e publikuar nga Flora Brovina

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar shkurt ngjarjet e zhvilluara rreth fotografisë së publikuar dje nga deputetja Flora Brovina.

Ai në përgjigjien e dhënë për Klan Kosovën, ka thënë se ”nuk jam AKI” për ta ditur se ku është bërë ajo fotografi të cilën e shfaqi dje deputetja Flora Brovina por që origjinaliteti i saj më pas u kontestua, njofton Klan Kosova.

Tutje presidenti Hashim Thaçi deklaroi se dihet që Serbia ka kryer krime në Kosovë ndërsa përmendi me shifra personat e vrarë e gratë e dhunuara, fëmijët e vrarë e shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës në Kosovë.

Këto deklarata presidenti Hashim Thaçi i dha sot pas pjesëmarrjes së tij në Akademinë Përkujtimore kushtuar 70 vjetorit të rënies së Heroit Rifat Berisha.

Presidenti Hashim Thaçi refuzoi të përgjigjet nëse do të kërkojë dorëheqjen e deputetës Flora Brovina apo jo, njofton Klan Kosova.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...