Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Trump do që SHBA t’i kthehet normalitetit brenda disa javëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do që amerikanët të rifillojnë punën brenda disa javëve, megjithë paralajmërimet e ekspertëve të shëndetësisë se një gjë e tillë do të ishte e parakohëshme, duke pas parasysh synimimin për të frenuar një përhapje edhe më të gjerë të virusit COVID-19.

“Do të doja që vendi të hapej dhe t’i rikthehej funksionimit deri për Pashkë”, tha Presidenti Trump të martën në një intervistë për televizionin Fox. Pashkët janë më 12 prill.

“Duhet t’i rikthehemi punës më shpejt, shumë më shpejt”, tha presidenti, duke paralajmëruar për dëme të rënda në ekonomi që mund ta reduktojnë me 20-25 pikë, prodhimin e brendshëm kombëtar bruto.

Në një intervistë tjetër nga Shtëpia e Bardhë për Fox News, Trump tha gjithashtu se do të ishte “e mrekullueshme” që t’i kishim “kishat plot në gjithë vendin” për Pashkë, megjithë paralajmërimet e komunitetit mjekësor se distancimi social duhet të vazhdojë në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara për disa muaj.

Ish-nënpresidenti Joe Biden që ka shumë gjasa të jetë rivali demokrat i presidentit Trump në nëntor, shprehu habi.

“Deri për Pashkë, do që të kthehen të gjithë në punë? A është në vete?, tha ai.

“Ne të gjithë duam që ekonomia t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur. Kjp duhet bërë duke marrë masat mjekësore menjëherë”, tha zoti Biden në një intervistë për televizionin CNN.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...