Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Trump i dërgon letër urimi Kryeministrit Haradinaj

Prishtinë, 6 janar – Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka pranuar letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në është speciale dhe e përhershme.

“Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.

I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump….

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, January 6, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...