Kosovë

Presidenti Trump në Kosovë, Grenell paralajmëron një vizitë në rajon

Zhurnal Ads

I dërguari i Shteteve të Baskuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën, Serbinë dhe rajonin.

Sipas tij, ende nuk është vendosur ndonjë datë për këtë vizitë.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell në një intervistë për një radio serbe në Çikago, përcjell Telegrafi.

Këto deklarata të Grenellit vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, nën ndërmjetësimin e presidentit Trump.

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik mes vete.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Postime të ngjashme

Policia me detaje për arratisjen e dy të miturve nga burgu i Lipjanit

admin

Drama vazhdon: Sot dhe nesër mund të ketë arrestime të reja

admin

Hoti e Vuçiq takohen të enjten

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...