Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Trump vendos të heqë kufizimet: Më vjen keq, do ta rihap Amerikën

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rikthehen në punë dhe ky proces duhet të fillojë mjaftueshëm shpejt”. Pohimin e bëri sot Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë. Ai u angazhua që para Pashkëve të 12 Prillit jeta të rikthehet në normalitet në SHBA.

“Po e dëgjoj të thuhet fort dhe qartë nga të gjithë, sepse njerëzit duan të rikthehen në punë”, tha Trump. gjithsesi ai shtoi se njerëzit edhe pas rihapjes së Amerikës duhet të respektojnë distancat sociale në mënyrën më të mirë të mundshme.

Presidenti tha se koronavirusi nuk është asgjë tjetër veçse një virus kinez dhe vjen nga Kina.

Ndërsa siç raporton media amerikane, kreu biseda telefonike me guvernatorët e shteteve dhe u shpreh me ta: “Ne duhet ta hapim Amerikën. Më vjen keq por do ta hapim”, u tha ai guvernatorëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...