Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Presidentja e KE firmos marrëveshjen tregtare të Brexit në Bruksel

Marrëveshja tregtare post-Brexit është firmosur mëngjesin e së mërkurës nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Për të quajturën  zyrtarisht Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit BE-MB , u deshën muaj me radhë që të gjendej një konsensus mes palëve.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e KE nënshkruajnë në emër të Bashkimit Evropian. Më pas, marrëveshja do të “niset” për në Londër me avionin e Forcave Ajrore Mbretërore, ku do të firmoset nga kryeministri Boris Johnson në emër të Britanisë së Madhe.

Udhëheqësit evropianë e mirëpritën marrëveshjen, duke e përshkruar atë ose si një moment me “rëndësi historike”, një “moment historik i rëndësishëm”, ose “një hap i madh përpara”.

Pavarësisht nga marrëveshja, ndryshimet në marrëdhënien aktuale do të hyjnë në fuqi më 1 janar./abcnews.al/

Postime të ngjashme

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

Izraeli rihapet, ndërsa të dhënat tregojnë se vaksina Pfizer funksionon

T E

Numri i rasteve të reja nuk po zvogëlohet, masat epidemiologjike janë forcuar

T E

​Mjeku slloven infektohet pas marrjes së dy dozave të vaksinës

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...