Presidentja e PE takoi Spiropalin, Metsola: Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

nga Xh M

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka reaguar pas takimit në Bruksel me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin.

Metsola tha se ka zhvilluar një diskutim të frytshëm me Spiropalin, duke shtuar se PE po hap rrugën për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.

Roberta Metsola shprehet gjithashtu se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë.

“Diskutim shumë i mirë me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Ndërsa hapim rrugën për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, teksa po intensifikon reformat dhe përshpejton përafrimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së”, shkruan Metsola në X.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More