Me vlerësimin për përparimin e Shqipërisë, veçanërisht në drejtësi, presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, shprehu mbështetjen për integrimin në BE.
Në konferencën e përbashkët me presidentin, Bajram Begaj, Musar tha se vendi i Shqipërisë është në BE, ndërsa Begaj kërkoi plotësim reformash për të çuar deri në fund ëndrrën evropiane.
Edhe situata në rajon mori vëmendjen e krerëve të të dy shteteve.
Vizitën zyrtare në Shqipëri, presidentja Pirc Musar do ta mbyllë me ndalesat në disa destinacione turistike.