Presidentja e Tajvanit thotë se nuk përulen para presionit të Kinës

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen ka deklaruar se nuk do të përkulet para presionit të Kinës, dhe se do të vazhdojë mënyrën e tij demokratike të jetës, pavarësisht se tensionet rreth ishullit po vazhdojnë.

 

“Sa më shumë që arrijmë, aq më mirë e përballojmë presionin nga Kina”, ka deklaruar Tsai.

Këtë deklaratë presidentja tajvaneze e ka bërë gjatë Ditës Nacionale të Tajvanit, pak ditë pasi homologu i tij kinez, Xi Jinping u zotua se do të “përmbushë ribashkimin”.

Tajvani e konsideron veten si një shtet sovran, derisa Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur.

Pekini deri më tani nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

Kina ka dërguar ditëve të fundit një numër të avionëve ushtarakë mbi zonën e mbrojtjes të Tajvanit. Disa analistë kanë deklaruar se këto fluturime mund të shihen si një paralajmërim për presidentin e Tajvanit.

Mirëpo, presidentja Tsai ka thënë se Tajvani është “duke qëndruar në vijën e parë të mbrojtjes të demokracisë”.

“Fluturimet ushtarake të Kinës në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit kishin ndikuar seriozisht në sigurinë kombëtare dhe sigurinë e aviacionit”, ka thënë ajo, duke shtuar situata ishte “më komplekse dhe më fluide se në çdo pikë tjetër në 72 vitet e fundit”.

Related posts

Pyjet e Amazonës po humbasin 800 hektarë në ditë – të reagohet shpejt ose do të jetë vonë!

D V

Dhjetë xhihadistë të vdekur nga një shpërthim në Siri

D V

Biden dhe Johnson dakordohen mbi Kartën e re Atlantike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More