Presidentja Osmani nënshkruan marrëveshje financiare me SHBA-në, Kosova përfiton 3 milionë dollarë

Presidentja Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi kanë nënshkruar sot amendamentin e tretë të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin vendi ynë përfiton edhe 3 milion dollarë shtesë.

Sipas njoftimit, me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Gjithashtu, synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.

Kujtojmë se kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar nga Osmani në nëntor të vitit 2020, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti i parë i Marrëveshjes, i cili i siguron vendit tonë një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë.

Përmes amendamentit të dytë, Kosova përfitoi edhe 3.8 milionë dollarë shtesë, kurse sot është nënshkruar edhe amendamenti i tretë. Në total, përmes kësaj Marrëveshjeje, Kosova përfitoi mbi 41 milionë dollarë amerikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Related posts

Kurti takon policin Besart Ahmeti, i cili gjashtë vite më parë ishte lënduar gjatë një proteste të Vetëvendosjes

D V

Refuzohet kërkesa e policit për hedhjen e aktakuzës që e ngarkon atë dhe tre të tjerë për organizim të bixhozit

D V

Një rast pozitiv me koronavirus në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More