Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

”Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve”.Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur për non-paperët që qarkulluan së fundi, derisa thekson se të tilla dokumente, janë të panevojshme.

Osmani në intervistën e saj për Al Jazeera Balkans, potencoi me ngultësi se ”non-paper” nuk do të jenë pjesë e dialogut.

”Siç e dini, ne kemi qenë një zë i fortë i ideve dhe aventurave të tilla pasi ato do të destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin”.

*Është absolutisht jashtë diskutimit dhe një ide e tillë NUK do të jetë në tryezën e dialogut*”.

”Institucionet e reja të Kosovës që vijnë për zgjedhjet në 14 Shkurt kanë një mandat të qartë për të mos negociuar mbi çështjet e kufijve ose sovranitetin e Kosovës ose rregullimin e brendshëm”.

”Ne do ta respektojmë plotësisht atë mandat. Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme”.

”Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë”.

”Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve”.

Postime të ngjashme

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...