Presidentja Osmani pas tragjedisë në Koçan: Lajm shkatërrues, shprehim ngushëllimet tona!

nga Xh M

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Përmes rrjetit social, X, Osmani shprehu ngushëllime për viktimat dhe të gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut.

“Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të thuhet. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, shkroi Osmani në X, transmeton Klankosova.tv

Të paktën 51 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Ndërsa raporothet për mbi 100 persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit sipas ministrit të brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More