Presidentja Osmani pret përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja: Aleancat strategjike, thelbësore për të ardhmen e Kosovës

nga D. V.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Në këtë takim, e para e shtetit ka theksuar se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More