Presidentja Siljanovska Davkova i priti gratë e zgjedhura menaxhere për vitin 2024

nga D V

Shkup, 13 korrik – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot në vilën Biljana në Ohër, i priti gratë e zgjedhura menaxhere për vitin 2024, nga vendi dhe rajoni, në kuadër të manifestimit “Zgjedhja e grave më të suksesshme”, organizuar nga agjencia “Marili”.

Siç kumtoi Kabineti presidencial, në takim u bisedua për qëllimet e manifestimit, i cili mbahet tashmë 28 vite, si i vetmi në vend dhe me traditën më të mirë rajonale. Në frymën e simbolikës, “Gruaja udhëheqëse” – statujë që u dorëzohet fitueseve, ky manifetim vazhdimisht e promovon menaxhimin e grave.

Bashkëbisedueset e njoftuan Davkovën edhe me aktivitetet e Marili Biznis Klubit (MBK) të formuar në vitin 2016, ndërsa në të cilin bëjnë pjesë lidere të suksesshme biznesi që gjatë viteve ishin bartëse të mirënjohjes.

Drejtoresha e “Marili”-t, Lidia Tripunovska informoi për veprën e vetme ekskluzive të shtypur “Katalogu i biznesit i Maqedonisë”, që agjencia e publikon tashmë 28 vite, me qëllim të promovimit të potencialeve të rëndësishme të vendit, is gjeografike, natyrore, ekonomike, ekologjike, kulturore dhe sportive.

Duke i uruar gratë e përzgjedhura menaxhere për vitin 2024, presidentja Davkova e theksoi shembullin e tyre personal si nxitje për përfshirje më të madhe të grave në sektorin e biznesit. Në atë kontekst shprehi kënaqësi edhe nga përkushtimi i agjencisë, e cila me nimat e saj, projektet dhe aktivitetet, kontribuon drejt avancimit të menaxhimit të grave, si një nga parakushtet kyçe për zhvillim t[ë qëndrueshëm të shoqërisë sonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More