Shkup, 28 shkurt – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka pranuar letrat kredenciale të Alehandro Zotner Mejer, ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Argjentinës me seli në Sofje.
Siç kumtuan nga kabineti i saj, ajo i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe theksoi se 25 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Argjentinën është një mundësi e mirë për t’i vlerësuar ato si miqësore, veçanërisht përmes ndërtimit të partneritetit në organizatat ndërkombëtare”, gjegjësisht në Kombet e Bashkuara.
Presidentja potencoi se anëtarësimi në BE-së është dhe mbetet prioriteti kryesor i Maqedonisë. Gjithashtu, sipas saj, duhet të forcohen proceset e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, për shkak të nevojës për zgjerim në funksion të stabilitetit evropian në kushtet e ndryshimeve të trazuara gjeopolitike në botë.
Ambasadori Zotner Mejer e njoftoi presidenten me angazhimin e Argjentinës për të qenë një partner global i Aleancës.
“Të dy besojnë se dhe pavarësisht distancës së madhe gjeografike, është koha për të zgjeruar, thelluar dhe përmirësuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht duke krijuar kushte të favorshme për investime. Sipas bashkëbiseduesve, shkenca, arsimi, kultura dhe turizmi janë një sfidë e vërtetë për bashkëpunim të ndërsjellë”, informojnë nga kabineti i Siljanovska Davkova.
Presidentja tregoi mundësinë reale që diaspora e vogël maqedonase në Argjentinë të luajë një rol të rëndësishëm si një urë solide ndërmjet dy vendeve.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe ambasadori Alehandro Zotner Mejer shprehën pritjet e tyre për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe përparimin e bashkëpunimit të përgjithshëm.