Presidentja Siljanovska Davkova priti guvernatoret e Bankave Qendrore nga rajoni

nga Xh M

Shkup, 1 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angelovska Bezhoska dhe guvernatoret e banka qendrore nga rajoni Irena Radoviq e Malit të Zi dhe Jasmina Selimoviq e Bosnja e Hercegovinës, të cilët morën pjesë në konferencën “Bankat qendrore dhe puna qendrore bankare në mjedisin kompleks: Duke treguar përkushtimin dhe mbajtjen e kredibilitetit”. Konferenca është në organizim të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit për transformimin e Breton Vuds, që mbahet sot në Shkup.

Siç informojnë nga kabineti i Siljanovska Davkovës, në takim është diskutuar për rolin e grave në pozitat udhëheqëse dhe perspektivat për menaxhim efektiv dhe mbajtje të vendimeve, duke i nxitur inovacionet dhe produktivitetin, ndërsa veçanërisht qasjen e tyre ndaj çështjeve sociale, përmes politikave të cilat përfaqësojnë barazi dhe arsim.

Bashkëbisedueset theksuan se rritja e pjesëmarrjes së grave në pozitat udhëheqëse nuk është vetëm çështje e drejtësisë, por edhe përparësi strategjike për krijimin e ekonomive më të balancuara dhe të avancuara dhe se lidershipi i grave është i një rëndësie vendimtare për nxitjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin ekonomik.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar se gratë në pozitat udhëheqëse në sektorin financiar mbajnë përgjegjësi të mëdha, tha se ato janë shembull dhe frymëzim për të gjitha gratë tjera që kërkojnë vendin e tyre në shoqëri për të arritur qëllimin dhe karrierën e tyre profesionale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More