Shkup, 15 gusht – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Armatës në ballafaqimin me zjarret.
Vendimi, siç informon sot kabineti presidencial, është sipas Ligjit për menaxhim me krizat, pas Vendimit të miratuar të Qeverisë nga 13 gushti i vitit 2024 për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të paraqitjes së shtuar të zjarreve në territorin e shtetit.
Sipas informatave të fundit nga QMK, vetëm gjatë ditës së djeshme kishte gjithsej 49 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat aktualisht vetëm 12 janë aktive, shtatë janë nën kontroll, 30 janë shuar.