Presioni i Fenerbahces jep fryt, turqit do të bëjnë ndryshimin e madh deri në fund të sezonit

nga D V

Federata Turke e Futbollit (TFF) njoftoi sot (e premte) se gjyqtarë të huaj do të punësohen në ndeshjet kritike të Superligës së Turqisë në dhomat VAR deri në fund të sezonit.

Kjo është pasojë e tensioneve të shumta në futbollin turk dhe kritikave të shumta në kuadër të gjykimit, në radhë të parë nga Fenerbahce.

Federata njoftoi sot se deri në fund të sezonit në dhomat e VAR-it do të punësohen gjyqtarë nga Italia, Spanja, Gjermania, Portugalia dhe Holanda.

Gjithashtu u theksua se kërkesa turke për gjyqtarët e VAR-it u pranua nga federatat përkatëse shtetërore.

Ndryshe, në ndeshjet ku do të punojnë gjyqtarë të huaj të VAR-it, gjuha e komunikimit do të jetë turqishtja dhe anglishtja.

Gjyqtarët e huaj të VAR-it në xhiron e 32-të të Superligës do të caktohen në ndeshjet Ankaragucu – Gaziantep, Fatih Karagumruk – Fenerbahce dhe Alanyaspor – Galatasaray. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More