Prezantim i Axhendës reformuese të Qeverisë (2024-2027) në Kuvend

nga D V

Shkup, 8 nëntor – Axhenda reformuese e Qeverisë (2024-2027), e cila i përket Planit për rritje të Komisionit Evropian, do të prezantohet sot në seancën e tretë të Komisionit për çështje evropiane, e cila do të prezantohet sot në seancën e tretë të Komisionit për çështje evropiane që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me fillim në ora 14:30.

Axhenda reformuese i thekson angazhimet e shtetit për zbatim të suksesshëm të reformave të domosdoshme për përmirësimin e standardeve në fushat si sundimi i drejtësisë, reformat në administratë dhe tranzicioni energjetik.

Në seancë fjalim para deputetëve do të mbajnë presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas dhe ministri i Çështjeve për Eurointegrime, Orhan Murtezani.

Seancën do ta kryesojë nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More