Prezantim i gjetjeve nga viti i parë i monitorimit të premtimeve qeveritare 2024–2028

nga D. V.

Shkup, 12 qershor – Finance Think – Institut për kërkime ekonomike dhe politika, së bashku me Forumin arsimor rinor (FAR), Qendrën e Maqedonisë për edukim qytetar (QMEQ) dhe Shoqatën e mjekëve të Maqedonisë sot do të prezantojnë gjetjet e vitit të parë të monitorimit të premtimeve qeveritare për periudhën 2024-2028 përmes platformës KOMPAS.

Në prezantimin do të ndahen: Rezultatet nga viti i parë i mandatit, Shkalla e përmbushjes së 139 premtimeve në pesë fusha prioritare: zhvillimi socio-ekonomik, arsimi, shëndetësia, barazia gjinore dhe të rinjtë. Harmonizimi i premtimeve me nevojat reale dhe prioritetet e qytetarëve. Promovimi i platformës KOMPAS, në të cilën ka arritje të kuantifikuara dhe kategorizuara për secilën masa, në të cilën mundet lehtë të monitorohet procesi.

Pas prezantimit të Blagica Petreski nga Finance Think, Kiril Soleski nga Shoqata mjekësore e Maqedonisë, Risto Saveski nga FAR dhe Dorina Gjorçeva Mitrovska nga QMEQ është parashikuar diskutim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More