Prezantim i programeve të Këshillit të ri sapoformuar për avancimin e arsimit të lartë

Shkup, 29 shtator – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot në konferencë për shtyp do t’i prezantojë programet në kuadër të Këshillit të sapoformuar për avancimin e arsimit të lartë.

“Këshilli për avancimin e arsimit të lartë ka tri programe në të cilat do të punojë në periudhën e ardhshme, ndërsa këto janë: Klubi i menaxherëve – sipërmarrësi dhe lidership, Programi për zhvillim të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe bizneset star-ap dhe Instituti për  eksport. Hollësisht do të prezantohen të gjitha tri përmbajtjet programore dhe aktivitetet për periudhën e ardhshme, theksojnë nga Oda Ekonomike.

Programet do t’i prezantojnë Gligor Bishevi, kryetar i Këshillit për avancimin e arsimit të lartë, Goran Petrevski, nënkryetar i Këshillit dhe Jelisaveta Georgieva Joveska, nënkryetare e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe menaxheri projektues për zhvillim të këshillave të rinj në Odë. 

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

Analizë: Frika dhe dëshira për koalicionim mes partive politike në zgjedhjet lokale

Z H

Regjistrimi në Ohër në rrezik, nga 214 regjistrues janë paraqitur vetëm 80

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More