Agjencia Zhurnal.mk

Prezantim i Raportit periodik për përfaqësim të të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit

Shkup, 21 janar – Raporti periodik për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit për periudhën korrik – dhjetor të vitit 2019 që është pjesë e projektit “T’i marrin të drejtat në duart tona” të cilin e zbaton Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi” në partneritet me  „Save the Children“, sot do të prezantohet në Shkup.

Nga “Megjashi” paralajmërojnë se do të promovohen rezultatet nga monitorimi i përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit dhe komisionet kuvendore për arsim, shkencë dhe sport, shëndetësi dhe punë, dhe politikë sociale në periudhën korrik-dhjetor të vitit 2019.

Raporti, potencojnë nga “Megjashi” jep kontrolle të seancave plenare në Kuvend, si dhe në seancat e komisioneve kuvendore në të cilat janë diskutuar ligjet apo ndryshimet ligjore të cilat drejtpërdrejtë apo në mënyrë indirekte kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve. Raporti gjithashtu, përmban edhe rekomandime për punën e deputetëve, institucioneve dhe organizatave qytetare për arritjen botës më cilësore dhe të drejtë për çdo fëmijë, thonë nga “Megjashi”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...