Prezantimi i aktiviteteve të zbatuara për prodhimin e farave të fasules dhe specave më rezistent ndaj ndryshimeve klimatike

Shkup, 29 shtator – Instituti bujqësor – Shkup dhe Organizata për ushqim dhe bujqësi pranë Kombeve të Bashkuara (FAO) sot organizojnë prezantim të aktiviteteve të realizuara  për prodhimin e materialit cilësor të farave për fasule dhe speca me rezistencë më të madhe ndaj ndryshimeve klimatike.

Deri tani në terren janë realizuar eksperimente demonstruese me dy lloje të fasules së Tetovës dhe tre lloje të specave (sivrija, amfora dhe djegës).  Në periudhën në vijim planifikohen  disa eksperimente të vjeshtës me një kulturë drithërash. Gjatë sezonit të vegjetacionit dhe realizimit të aktiviteteve në terren, ishin organizuar trajnime falas për 45 ekonomi bujqësore individuale, përfaqësues të shoqatave të bujqve dhe  subjekte juridike bujqësore. Qëllimi i trajnimeve ishte  t’u ndihmohet bujqve të mësojnë  si ta përshtatin prodhimtarinë në ndryshimet klimatike dhe të realizojnë rendimente optimale përmes prodhimtarisë së materialit cilësor të farave.

Prezantimi do të mbahet në Institutin bujqësor pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” – Reparti në Koçan dhe fushat eksperimentale rreth ndërtesës, ndërsa fjalime përshëndetëse do të mbajnë zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski dhe drejtori i Institutit bujqësor – Shkup, Viktor Gjamovski.

Ngjarja organizohet në suaza të projektit rajonal të FAO-s për bashkëpunim teknik “Krijimi i mjedisit të përshtatshëm për rezistencë të përmirësuar  në bujqësinë e ndryshimeve klimatike”. Projekti zbaton aktivitete të fokusuara  në prodhimtarinë cilësore të farave  për tre kultura bujqësore: fasule,  speca dhe  një kulturë të drithërave, përmes vendosjes së eksperimenteve demonstruese në dy rajone për çdo kulturë – Shkup dhe Koçan. Qëllimi është përmes  eksperimenteve demonstruese të vlerësohet ndikimi i ndryshimeve klimatike mbi prodhimtarinë në kushte të ndryshme, si dhe efektet e zbatimit në masa të ndryshme agroteknike për rritje të rezistencës së llojeve të kultivuara ndaj ndryshimeve klimatike.  

Related posts

Hiqen lidhjet ilegale të ujësjellësit në Matkë, Krushopek dhe Saraj

Z H

Grupacioni Parkland shënon 5 vjetorin e themelimit

Z H

Hoxha dhe Periq nënshkruajnë certifikatën për monitorimin dhe funksionimin e kooperativave bujqësore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More