Prezantimi i mbështetjes infrastrukturore për avancimin e shërbimeve shëndetësore në “Shën Erazmo” dhe ISHP Kardiologjia “Shën Stefan”-Ohër

nga D V

Shkup, 9 tetor – Në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Komunës së Ohrit sot do të prezantohen rezultatet e mbështetjes infrastrukturore për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe turizmit shëndetësor.

Prezantimi përfshin pajisjen e qendrës moderne për terapi fizikale në spitalin “Shën Erazmo” dhe rikonstruimin në ISHP  Kardiologjia “Shën Stefan”-Ohër, arritje të mundësuara në kuadër të projektit “Zhvillim rajonal i barabartë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm”, të cilat i realizonte Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.

Në ngjarje është paralajmëruar prania e kryetarit të komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, drejtorëve të institucioneve, dr. Haralampie Shokaroski dhe dr. Biljana Tegovska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman dhe drejtori i Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Jugperëndimor, Valon Kaba.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More