Agjencia Zhurnal.mk

Prezantimi i NICS sistemit për menaxhim me incidentet

Strugë, 3 korrik, Zhurnal.mk – Sot në Shkkup në organizim të Qendrës për menaxhim me krizat dhe NATO-n, do të mbahet Konferencë “Digjitalizimi i sistemit për menaxhim me krizat”, në të cilën do të prezantohen NICS-gjenerata e ardhshme e sistemit për menaxhim me incidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Para të pranishmëve, siç është paralajmëruar, fjalim të tyre do të mbajnë kryeministri Zoran Zaev dhe ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për sfidat e reja të sigurisë Antonio Misirolli.

Aplikacioni NICS paraqet digjitalizim të Sistemit për menaxhim me krizat dhe mundëson komandim me resurset e angazhuara (njësi, ekipe dhe MTS) në suaza të çdo institucioni nga Sistemi për menaxhim me krizat, koordinimi ndërresor, bashkëpunimi dhe komunikimi mes institucioneve të angazhuara në ballafaqim me incidentet, krizat dhe gjendjet e krizave, dhe këmbimi i të dhënave dhe informatave (tekst, fotografi dhe video përmbajtje) në kohën reale.

Për implementimin e NICS-Next Generation Incident Command System – NATO SPS Project (Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidentet), në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në konferencën e përbashkët për shtyp sot do të flasin drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, profesori i Universitetit MIT në Masaçusets SHBA Gregori Hogan dhe bashkëdrejtori i NATO-s SPS Project Urim Vejseli.

Implementimi i tërësishëm i NICS projektit, siç ishte miratuar në seancën e 141-të të Qeverisë, duhet të realizohet deri më 1 dhjetor të vitit 2020, që praktikisht do të thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s do të implementojë sistem digjital bashkëkohor për menaxhim me krizat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...