Prezantohen uniformat e pjesëtarëve të forcave hapësinore amerikane

Forcat hapësinore të SHBA-s-ë, kanë prezantuar sot prototipin e uniformës së re të anëtarëve të saj të njohur si “Rojtarët”.

Gjenerali Jay Raymond, komandant i forcave hapësinore amerikane, ka prezantuar uniformat e reja gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Prototipi i uniformave të reja ka ngjyrë të kaltër të errët. Ka pulla ngjyrë argjendi me simbolin e forcave hapësinore amerikane, që në mënyrë diagonale janë të vendosura nga e djathta.

Forcat hapësinore amerikane gjithashtu kanë paralajmëruar prototipin e uniformës për trajnime – aty përfshihet bluza pa mëngë dhe pantallonat e shkurtra.

Ushtarja Mahala Norris, pozon me uniformën e stërvitjeve, e ishte pikërisht ish-presidenti amerikan Donald Trump që ka themeluar forcat hapësinore në vitin 2019.

Related posts

Vaksina “Turkovac”, turqit: Vaksina jonë, 100% efektive ndaj koronavirusit

Redaksia

Të gjitha helmimet e pushtetit të Putinit: Nga Alexander Litvinenko tek Alexei Navalny

D V

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More