Agjencia Zhurnal.mk

Prezantohet kompania “Herbalife Nutrition”

Prishtinë, 19 nëntor, zhurnal.mk – Me një ceremoni të veçantë nesër do të prezantohet kompania “Herbalife Nutrition” me produkte të tyre dhe do të flitet për stilin e jetës së shëndoshë dhe iniciativën dhe fushatën globale “Nutrition for Zero Hunger”.

Ngjarja para kremtimit të ditëlindjes së 40-të të kompanisë, është organizuar nga “Herbalife Nutrition”.

“Herbalife Nutritionе” është kompani udhëheqëse botërore për ushqim të shëndetshëm, e cila bashkëpunon me “Feed the children”, fushatë globale në luftën kundër urisë së fëmijëve, ndajnë 2 milionë dollarë me qëllim që të ndihmojnë në zhdukjen e urisë së fëmijëve.

Brenda ngjarjes, do të ketë një prezantim të shkurtër për temën “Nutrition for Zero Hunger”, që flet për atë se si të keni një jetë më të shëndetshme dhe më aktive, si dhe për kompaninë dhe produkte të tyre.

Pjesëmarrës do të jenë mjeku Jonathan Yarom, anëtar i Bordit këshillëdhënës ushqimor të Herbalife, mjek sportiv dhe drejtor mjekësor i Medix – Qendra e Mjekësisë Sportive brenda kompleksit sportiv në Tel Aviv, dhe Goran Nikoliq, drejtori i ri i “Herbalife Nutrition”, përgjegjës për rajonin e Evropës Juglindore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...