Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prezantohet Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2021/2022

Shkup, 30 mars – Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot në një konferencë për shtyp e prezantuan konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin shkollor 2021/2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konkursi është publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe është në dispozicion në linkun vijues https://mon.gov.mk/content/?id=3850, dhe nga nesër do të publikohet në mediat e shkruara, në gjuhën maqedonase dhe shqipe, në “Slloboden peçat” dhe “Koha”.

Ministrja Carovska theksoi se për herë të parë konkursi është sjellë në dialog social me vetëqeverisjet lokale dhe me sektorin real dhe shtoi se në të ardhmen në këtë mënyrë duhet të krijohet politika e regjistrimit në shkollat ​​e mesme. Ajo kujtoi se fushata “Mëso zgjuar, puno profesionalisht” u zhvillua përmes 19 ngjarjeve në komuna të ndryshme dhe së bashku me odat ekonomike, pushtetet lokale dhe shkollat ​​kanë përcaktuar se cilat janë profilet e nevojshme që duhet të hapen në një shkollë të caktuar ose cilat duhet të pezullohen.

“Me Konkursin për regjistrim të nxënësve në shkollat ​​e mesme publike për vitin shkollor 2021/2022 në 109 shkolla të mesme janë parashikuar gjithsej 30.053 vende të lira të nxënësve në 913 paralele. Prej tyre 19.602 në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 nxënës në shkollën e mesme gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 vende të nxënësve në 35 paralele për edukim artistik, akademinë sportive, shkollën e mesme sportive dhe shkollën e mesme të matematikës dhe shkencës së informacionit”, tha Carovska.

Ministrja Carovska theksoi se fokusi është vendosur në arsimin e mesëm profesional, i cili, siç tha ajo, është arsimi i së tashmes dhe së ardhmes. Ajo u bëri thirrje nxënësve që të regjistrohen në shkollat ​​e mesme profesionale.

Kryeministri Zaev theksoi se fushata “Mëso zgjuar, puno profesionalisht” ishte e suksesshme dhe ka dhënë efekt dhe shprehu mirënjohje për odat ekonomike, për të gjitha kompanitë që e kanë mbështetur atë, për Ambasadën zvicerane, Gjermaninë, USAID, UNDP .. .

“Analiza e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në të cilën morën pjesë 450 kompani, tregoi se madje rreth 85 për qind janë të gatshëm të bashkëpunojnë me shkollat e mesme profesionale dhe të pranojnë nxënës për trajnim praktik, diçka që është shumë e rëndësishme për krijimin e stafit profesional dhe cilësor”, tha Zaev. Ai shtoi se angazhimi dhe përkushtimi i Qeverisë është që t’i zhvillojë qëllimet e përcaktuara strategjike, përfshirë zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit produktiv dhe ngritjen e standardeve të jetesës së qytetarëve.

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...